Belgjikë, plagosen dy police, vritet atentatori

Dy police janë plagosur nga një sulm i armatosur në Carleroi të Belgjikës. Sipas raportimeve, personi i cili i ka goditur ka bërtitur fjalët “Allahu Akbar”, ndërsa më pas është qëlluar nga një polic dhe ka humbur jetën nga plagët e marra.
Incidenti ka ndodhur pranë rajonit të policisë së zonës, ku një mashkull ka sulmuar dy policet me një hanxhar. Njëra prej tyre ka plagë të thella në fytyrë dhe ndodhet në spital ndërsa policja tjetër ka marrë plagë më të lehta.
Një polic i tretë ka arritur të qëllojë agresorin i cili është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën në spital.
Ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sulmit.

Advertisement