Behgjet Pacolli ka rrëfyer si rrallë herë detaje nga jeta e tij personale. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, ai foli për dy vajzat e tij, duke theksuar se të dyja kanë ardhur në jetë nga marrëdhënie jashtëmartesore.
Ai shtoi se vajzat kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme.
“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.
Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja“, tha ai.
Ai theksoi se shtatëzania e vajzës së parë ishte aksidentale, ndërsa e dyta e planifikuar. Po ashtu, ai bëri të ditur se vajzat e tij janë bankiere.
Më herët, biznesmeni ishte i martuar me Anna Oxa, histori që nisi në vitin 1999 dhe mbaroi në vitin 2002.