Bateria e ardhshme e celularëve deri në dy javë

Të karikoni baterinë e telefonit tuaj inteligjent vetëm çdo dy javë?! ”Një ëndërr që mund të bëhet një realitet në një të ardhme jo shumë të largët, në sajë të baterive të reja të zhvilluara me flor, me ngarkesë negative”, shkruan gazeta italiane ‘’Il Messaggero’’. Gjenerata e re e pajisjeve, të përshkruara në revistën’’ Science’’, premton një jetë të baterisë prej tetë herë më shumë se bateritë aktuale litium-jon dhe vjen nga një kërkim shkencor i udhëhequr nga Propulsion Laboratory Jet (JPL) dhe menaxhuar nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë (Caltech) për llogari të NASA-s. “Bateria me flor mund të zgjasë shumë, por flori është një substancë e vështirë për të punuar për shkak se ai është shumë gërryes dhe reaktiv”, thotë Robert Grubbs, fitues i çmimit Nobel në Kimi në vitin 2005 dhe një prej autorëve e studimit. “Për një bateri që zgjat më shumë është e nevojshme për të lëvizur një numër më të madh të joneve. Në vend të joneve litium, ngarkuar pozitivisht, kemi arritur të njëjtin rezultat duke lëvizur atomet e florit, të ngarkuara negativisht’’, shton Jones, anëtar i kërkimeve.  /ATA/

Advertisement