“Barbie” kryeson nominimet e Golden Globe!

“Barbie” e Greta Gerwig, dominoi nominimet për çmimet Golden Globe 2024.

Projekti kinematografik me të ardhurat më të mëdha brenda këtij viti dhe që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm arriti që të merrte nëntë nominime. Ai la pas “Oppenheimer”, nga Christopher Nolan i cili mori tetë nominime.

Advertisement

“Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things” arritën që merrnin nga shtatë nominime secili. Yjet e Hollywoodit, Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph, janë në mesin e të nominuarve për kategoritë “Aktorja dhe aktori më i mirë”.

Disa prej kategorive ku “Barbie” dominon me nominime janë, “Aktorja më e mirë në mjuzikëll dhe komedi” që shkoi për Margot Robbie, “Aktori më i mirë në rol dytësor” për yllin Ryan Gosling dhe “Regjia më e mirë” nominim ky i cili shkon për Greta Gerwig.

Seriali “Succession” kryeson në kategoritë për televizion me nëntë nominime në total. “Only Murders in the Building”, “The Diplomat”, “The Morning Show” dhe “The Crown”, po ashtu janë në mesin e serialeve të nominuara. Filmi koreano-jugor “Past Lives” kryeson me nominime nga filmat në gjuhën jo-angleze, me pesë nominime. Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze do të mbahet në Los Angeles më 7 Janar.