Atentati në Don Bosko/ Gjendet një mjet i djegur dhe dy kallashnikov në afërsi të Bubqit!

Një makinë “BMV” që dyshohet të jetë e autorëve të atentatit në Don Bosko është gjetur e djegur këtë mëngjes në afërsi të Bubqit.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se janë gjetur dhe dy armë zjarri kallashnikov, me të cilat dyshohet se u qëllua mbrëmë me breshëri plumbash drejt një lokali në Don Bosko, duke lënë të vrarë banakieren dhe plagosur pesë të tjerë.

Advertisement

Ngjarja që tronditi zonën të dielën në mbrëmje ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedent të theksuar kriminal.

Banakierja e lokalit, Mimoza Paja, rreth 60 vjeç u qëllua për vdekje, ndërsa u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

E lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, që është dëmtuar nga ciflat e xhamave pas të shtënave me armë.