Ardian Bujupi zbulon surprizën që ka përgatitur për 10-vjetorin e karrierës

Ardian Bujupi feston këtë vit 10-vjetorin e karrierës. Pak muaj më parë ai na paralajmëroi për një surprizë të madhe dhe më në fund na e ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këngëtari ka zbuluar se do të publikojë projektin më të rëndësishëm të tijin. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10” dhe do të publikohet në muajin maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar ai, teksa ka ftuar fansat e tij që ta rezervojnë paraparkisht albumin në platformat digjitale.

Advertisement