Anna Gjebrea drejt Eurovizionit: Publikohet kënga dhe klipi përfaqësues

Anna Gjebrea do të përfaqësojë vendin tonë në  “Eurovision Junior 2021”! Vajza e Ardit Gjebreas, prezantoi klipin e parë muzikor, klip i cili i solli fitoren në “Junior Fest Albania”.

Kënga me titull “Stand by You” është shkruar dhe kompozuar nga Adam Watts, Gannin Arnold, Sanni M’Mairura e ndërsa teksti në shqip është shkruar nga Endi Çuçi dhe Anna Gjebrea. Klipi vjen me regji të Redi Trenit e ndërsa drejtor fotografie është Latif Hasolli.

Advertisement

Kjo është hera e parë që Anna Gjebrea konkuron dhe fiton çmimin e parë në një garë të këtij lloji dhe deri më tani, kënga përfaqësuese është pritur me entuziazëm nga audienca. “Stand by You” ka në qendër të saj bullizimin ndaj fëmijëve dhe luftën kundër tij përmes mesazheve pozitive përcjellë përmes tingujve dhe tekstit.