Angli – Trichet, euro po stabilizohet

Banka Qendrore Evropiane uli me 25 pikë të tjera përqindjeje normën e saj të rifinancimit duke e caktuar atë në nivelin 1%, dhe Trichet vlerësoi se presionet inflacioniste ndaj ekonomisë evropiane ende në krizë ishin zvogëluar. “Të dhënat dhe vëzhgimet e fundit mbi ekonominë tregojnë sinjalet e para të stabilizimit, edhe pse ende në një nivel shumë të ulët, pas një tremujori të parë të vitit që ishte shumë më i ulët se sa ishte parashikuar”, deklaroi Trichet gjatë një konference shtypi pas vendimit të Bankës për uljen e normës së interesit. “Ekonomia botërore, përfshi edhe zonën euro, ende po përjeton një krizë të rëndë dhe parashikohet që kërkesa e jashtme dhe e brendshme të vazhdojnë të mbetet shumë e ulët gjatë këtij viti, përpara se të fillojë një rimëkëmbje graduale në vitin 2010”, deklaroi ai.

Advertisement