Almeda Abazi flet hapur! Ja cila është arsyeja që kënga ‘Alabama’ nuk pati sukses…

Almeda Abazi është kryefjala e ditëve të fundit! Shpesh herë vëmendja është përqëndruar në shtatëzaninë e saj por kësaj here bukuroshja ka vendosur të flasë për këngën që ka dalë në treg pak kohë më parë. Kënga e titulluar ‘Alabama’ ka ritme mjaft europiane dhe rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku por kjo zgjati vetëm për pak. Në një intervistë të dhënë Almeda ka vendosur të flasë për këngën që ka lançuar vetëm pak javë më parë dhe arsyet për të cilat ajo mendon se kjo këngë nuk rezultoi dhe aq e suksesshme. “Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shume për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” mu desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një ‘boom’ sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta…” – ka rrëfyer ajo.

/Tring/