A duhet vërtetë të dezinfektoni ushqimet që blini?

Ja çfarë thonë ekspertët që duhet të bëni nëse dilni në dyqan ushqimesh për të bërë pazarin gjatë pandemisë koronavirus.

A është e sigurt të blini në një dyqan ushqimesh?

Advertisement

Ditët e shëtitjes lirshëm në një dyqan ushqimesh pa shumë kujdes në botë kanë ikur para shumë javësh. Arkëtarët dhe punonjësit e dyqaneve ushqimore vlerësohen si heronj të vijës së parë. Gjatë pandemisë Covid-19, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon qëndrimin në shtëpi dhe shmangien e turmave për të shmangur transmetimin dhe infektimin e mundshëm. Dizifektoni koshin ku do të fusni ushqimet, shmangni prekjen e fytyrës tuaj dhe mbani doreza. Këto janë vetëm disa mënyra se si të shmangni mikrobet gjatë blerjes së sendeve ushqimore.

Nëse jeni më i moshuar ose keni një gjendje themelore shëndetësore, do të ishte më së miri të shmangni krejtësisht dyqanet ushqimore dhe të përdorni një shërbim ofrimi përkundrazi.

Si t’i pastroni produktet tuaja?

Nuk ka dëm nëse jeni pak të kujdesshëm, apo jo? Ju mund të përdorni dezinfektues npër produktet në gotë ose kanaçe, të pastroni të gjitha sipërfaqet që keni prekur dhe gjithmonë të lani duart. Larja e duarve është shumë e rëndësishme.

Burimi: Living