Tiranë | Rama: qytetarët do të çlirojnë këshillin Bashkiak

alt

Në prezantimin e projektit ka qenë dhe kryebashkiaku Edi Rama, i cili theksoi se këto dy linja do të kenë autobusë të rinj duke rritur në këtë mënyrë dhe standardin e transportit urban në kryeqytet. “Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin i cili është komponent i planit tonë strategjik” tha Rama. Ai u shpreh se me zgjedhjet e reja dhe marrjen e shumicës në Këshillin Bashkiak, Tirana do të ketë një shërbim edhe më cilësor duke u dhënë qytetarëve mundësinë që të lëvizin më lehtë në kryeqytet. “Këto linja janë të standardeve evropiane. Rinovimi është në funksion të transportit të Tiranës. Në 8 Maj qytetarët do të çlirojnë këshillin Bashkiak”, tha Rama. Rama shtoi se Bashkia është në lartësinë e ëndrrave të atyre që jetojnë në këtë qytet.

Advertisement