Tiranë | Kuvendi voton sot emërimin e Nishanit si ministër të Drejtësisë

Kuvendi-i-Shqiperise

Zyra e Shtypit të Kuvendit bën të ditur se mbledhja e Kuvendit do të bëhet në orën 14:00, pas kërkesës së bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. “Njoftohen deputetët, se Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ditën e Hënë, 25 Prill 2011. Seanca plenare mblidhet për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës. Me kërkesë të Kryetarit të Grupit parlamentar të PD, z.Astrit Patozi, seanca mblidhet në orën 14.00, për shkak të angazhimeve të deputetëve për zgjedhjet vendore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Advertisement