Kryesocialisti Rama akuzoi kreun e qeverisë për politikën e ndjekur në këtë qytet duke e lënë të pazhvilluar dhe në varfëri. Në 20 vite demokraci deklaroi Rama, përparimi i këtij qyteti lë për të dëshiruar. Kandidati socialist për Bashkinë e Peshkopisë Ilir Vranici, deklaroi se e vetmja zgjidhje për Peshkopinë është Partia Socialiste dhe u premtoi banorëve ulje të papunësisë dhe krijimin e një programi zhvillimi. Rama ndër të tjera deklaroi se forca politike që ai drejton është në betejë për të mbrojtur ëndrrat dhe shpresat e këtij qyteti dhe të ketij vendi.


