Tiranë | Rama: do të votojmë për të arritur standarte europiane

Thursday, December 18, 2025

“Për një Tiranë Europiane, ne kemi në dorë fuqinë realizuese”. Kështu deklaroi kreu i opozitës ndërsa tha se me anë të projekteve,Tirana do të marrë një ndryshim rrënjësor. Ai foli dhe për linjën Kombinat- Kinostudio, e cila mbetet një ndër linjat më të cilat nuk paraqet të njëjtën pasqyrë, sikurse dhe linjat e tjera. Për këtë, Rama bëri përgjegjës kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij ka bllokuar fondin. “Ne arritëm shndërrimin e Tiranës. Qytetarët e linjës Kombinat-Kinostudio, ashtu sikurse dhe qytetarët e njësisë suaj, do të votojnë për të pasur një linjë sipas standarteve Europiane. Kemi mbjellë 55 mijë pemë, të cilat i kanë dhënë Tiranës një përmasë të gjelbër dhe që i japin qytetarëve, besim të plotë të afërt, të prekshme, për një Tiranë të gjelbër. Kemi rindërtuar 33 shkolla”. Ndërkaq, Rama më tej kërkoi nga të gjithë qytetarët, të jenë të bindur për të votuar në 8 Maj, për ti dhënë fund, punëve të cilat i cilësoi “komunale”.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -