Pas këtij vendimi fleta e votimit do të rishqyrtohet edhe njëherë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të plotësuar kërkesat e opozitës. Ankimimi i selisë rozë, erdhi pas vendimit të KQZ-së, që në krah të emrit të kandidatit për kryebashkiak në kryeqytet, Edi Rama të vendoset koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo inicialet e Partisë Socialiste. Nga ana e saj kjo parti kërkoi vendosjen e siglës së partive të koalicionit, pasi vendimi i KQZ-së kishte lënë në fletë vetëm siglën e “Aleancës për të ardhmen”.

Advertisement