Vendimi i kryeparlamentarit Veljanovski vjen një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit, ku pati akuza të ashpra midis pozitës dhe opozitës, informon agjencia e lajmeve INA. Kodi zgjedhor parasheh që zgjedhjet të mbahen me një afat prej 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Parlamentit. Sipas afateve ligjore, partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje duhet që më së voni deri më 5 maj të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet. Fushata zgjedhore fillon më 15 Maj dhe ajo do të zgjasë për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Përbërja e deritanishme parlamentare ishte e gjashta nga pavarësia e Maqedonisë, e zgjedhur gjithashtu në zgjedhjet e parakohshme, të dytat parlamentare të qershorit të vitit 2008. Prej sot partitë politike kanë nisur aktivitetet intensive për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe përgatitjet për fushatën zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme pritet të zhvillohet në një fushatë të ashpër midis partive politike dhe me një prani të monitoruesve ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR dhe organizatave të tjera.

Advertisement