Kompensimi parashikohet të jetë i përkohshëm, por më shumë detaje për të do të jepen në orët e mëvonshme. Operatori i centralit, Tepco, vazhdon të përpiqet për të rikthyer në normalitet impiantin bërthamor. “Kompania në fjalë do të bëjë një pagesë të shpejtë dhe urgjente në mënyrë që të kompensojë humbjet e pësuara nga evakuimi dhe urdhërat për të qëndruar brenda shtëpive”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano. “Thelbi i idesë është që një familje të marrë 1 milion jen (12 mijë dollarë). Mendojmë se një pagesë e tillë është e mjaftueshme si një pagesë e përkohshme”, ka shtuar ai.

Advertisement