Kosovë | Clinton uron presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të shtetit

alt

Kryediplomatja amerikane e uroi presidenten e Kosovës, që arriti të bëhej femra e parë udhëheqëse e një shteti në hapësirat e ish-Jugosllavisë. “Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja Juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t’i tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar”, shkruan në mesazh sekretarja amerikane e Shtetit. Ajo risjell në vëmendje takimin e parë me zonjën Jahjaga në Prishtinë, një vit më parë. “E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me Ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, theksoi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Clinton, e cila i uroi suksese në detyrën e saj si Kryetare e Shtetit më të ri të Europës.

Advertisement