Tiranë | Rama: t`i japim përgjigjen e merituar pushtetit të kusarëve

alt

Duke kërkuar votën e banorëve të Kombinatit, kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se në 8 Maj qytetarët duhet të votojnë alternativën e Partisë Socialiste si vizioni i së ardhmes kundër barbarisë së të shkuarës. “8 Maji nuk duhet të jetë një fletë e bllokut të kusarisë së Ilirit dhe një pjesë e pemës së kalbur të Saliut” theksoi Rama. Duke sulmuar sërish kryeministrin Berisha, kreu i PS-së Rama theksoi se ai është duke mashtruar shqiptarët të cilëve më parë u vodhi votën. “Vetëm vota popullore e mbrojtur si vullnet sovran do ta këpusë zinxhirin e të këqijave në këtë vend” theksoi më tej Rama duke shtuar se vjedhja e votës është zinxhiri i të gjitha problemeve. Gjithashtu Rama ka theksuar se në 8 Maj qytetarët do t`i japin përgjigjen e merituar këtij pushteti kusarësh. “Le t`i hemi kurrë më Saliut në 8 maj. Kurrë më grabitjeve të pasurive të popullit dhe pronave të qytetarëve me vendime qeverie të paligjshme” theksoi më tej Rama.

Advertisement