Fier | Meta: 8 Maji është dita e qytetarëve dhe jo e politikës

alt

Në fjalën e tij kreu i LSI-së Meta ka theksuar se 8 Maji është dita e qytetarëve dhe jo e politikës duke shtuar se do të jenë qytetarët ata të cilët do të zgjedhin mes alternativave më të mira të politikës. Duke sulmuar kreun e opozitës Edi Rama, Meta theksoi se më 8 Maj qytetarët do të votojnë për projektet dhe jo demagogjitë e Ramës. Gjithashtu kreu i LSI-së Meta u ndal edhe në projektin e mazhorancës dhe kandidatëve të saj. Sipas tij kandidatët e mazhorancës kanë projekt të qartë dhe baza e tyre është punësimi. “Fieri është qyteti i mundësive të mëdha ekonomike, “Aleanca për qytetarin” është një bashkim vlerash në shërbim të qytetarëve” theksoi më tej Meta.

Advertisement