Ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve. Në hapje të fushatës do të prezantohet gjithashtu zyrtarisht edhe Edi Rama si kandidati i Bashkisë së Tiranës, për koalicionin “Aleanca për të ardhmen”. Rama kandidon në këtë post për një mandat të katërt për të qeverisur Tiranën ndërsa përballë tij ndodhet kandidati i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për qytetarin” Lulzim Basha, i cili hapi fushtën disa ditë më parë në pallatin e sportit. Për Partinë Socialiste këto zgjedhje vendore do të jenë zgjedhje politike. Anëtarja e Asamblesë kombëtare të PS, Megi Ajtyresa një ditë më parë deklaroi se Shqipëria do të njihet me ekipin që do të vazhdojë ndryshimin rrënjësor të bashkive e komunave që janë qeverisur deri më sot nga socialistët.


