Kaja është plagosur nga dy persona, të cilët janë larguar më pas me motor. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin Ushtarak. Sipas mjekëve, Kaja ka marrë një plumb në këmbë. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor në Policinë Bashkiake dyshohet se është qëlluar me silenciator. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ministrisë së Transporteve dhe Kaja mendohet të ketë dalë nga Bashkia e Tiranës.


