Tiranë | Mazhoranca firmos draft-marrëveshjen, opozita refuzon firmosjen

Saturday, January 17, 2026

Kryetari i Partisë Bashkimi për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Pazoti, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama dhe Nënkryetari i Partisë Republikane Arian Madhi kanë firmosur sot paktin për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë që Partia Socialiste nuk ka pranuar të jetë pjesë e marrëveshjes, pasi në të nuk është pasqyruar kërkesa për hetimin e zgjedhjeve pas zhvillimit të tyre. Në takim nuk ka qenë i pranishëm përfaqësuesi i PS-së, Gramoz Ruçi. Forca më e madhe në opozitë u përfaqësua në këtë takim nga deputeti Damian Gjiknuri.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -