Kosovë | Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave

Saturday, January 17, 2026

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Rifat Blaku nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës si dhe Kjartan Brojnson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. “Regjistrimi i popullsisë është një obligim i të gjithëve, regjistrimi do të krijojë parakushte për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe një mirëqenie sociale për të gjithë ne”, ka theksuar ministri Yagcilar. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku theksoi se Kosova fillon të japë një provim të madh, sikurse edhe shtetet e tjera, sepse ky është edhe një standard tjetër ndërkombëtar për ata që synojnë integrimin në BE. Blaku shtoi se për tejkalimin e situatës me komunat me pushtet paralel janë duke u angazhuar udhëheqësit politik, në bashkëpunim me UNOPS-in. Të dhënat e mbledhura në këto komuna, sipas tij, do të përpunohen në data bazën e EUROSTAT-it.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -