Kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ka paraqitur një draft-marrëveshje e cila sipas tij do të sillte një klimë të re besimi mes palëve dhe një besim për votën e shqiptarëve. Partia Socialiste nga ana tjetër e përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, është shprehur pro draft-marrëveshjes së propozuar nga Partia Demokratike vetëm nëse në të do të përfshihen disa nga problemet e ngrituara prej saj sic janë transparenca pas elektorale, transparenca e listave të zgjedhësve etj. Mazhoranca nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e bëra nga opozita duke theksuar se kjo tryezë është mbledhur për çështjet që i takon zgjedhjeve të 8 Majit dhe jo të kaluarës. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka vendosur për ditën e sotme që të nënshkruhet draft-marrëveshja, për t`u lënë kohë palëve për t`u menduar. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga homologu i tij i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka theksuar se nëse nuk bihet dakord për propozimet e partisë së tij, është e kotë që të zhvillohet një takim ditën e sotme.


