Tiranë | Kryeministri Berisha prezanton Bashën për kandidat në Bashkinë e Tiranës

Friday, January 16, 2026

Në fjalën hyrëse të tij kryeministri përshëndeti kandidatin Basha, duke e cilësuar si njërin nga personalitetet më të shquara të sukseseve të PD-së. Ai tha se kandidati i mazhorancës do të përfaqësoj vlerat e shenjta që shqiptarët dhe qytetarët i kanë dhe i cilësojnë si hyjnore. Më tej Berisha shtoi se kandidati i përzgjedhur nga koalicioni “Alenaca për qytetarin”, është më i miri dhe ai fitues. Ai tha se ky takim vjen për të prezantuar qytetarin e parë të Tiranës, i cili më 8 Maj do të kurorëzoj suksesin e mazhorancës dhe Partisë Demokratike.

 

 

 

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -