Ai shtoi se avionët ushtarak britanikë kanë marrë “pjesë aktive” në imponimin e zonës së ndalim-fluturimit në Libi, gjatë ditëve të fundit. Pavarësisht përpjekjeve të koalicionit, Hague pranoi se forcat e Gaddafi-t vazhdojnë të kryejnë “akte të padëgjuara mizorie, të cilat zhysin edhe më shumë në turp regjimin”.


