Tiranë | Qeveria fal 380 miliardë lekë detyrime ndaj KESH

Friday, January 16, 2026

“E vërteta është se në borxh për këto fatura të papaguara janë me mijëra familje shqiptare, të përbërë nga pensionistë, gra kryefamiljare, jetimë etj, të cilët nuk munden ta shlyejnë këtë detyrim”, tha ai. Duke saktësuar, se nëse borxhi total ndahet për secilën nga këto familje, i bie që secila prej tyre të ketë një detyrim të papaguar ndaj KESH-së prej 1407 dollarësh. Ky borxh sipas Berishës, është grumbulluar në kohën kur ndihma ekonomike ka qenë më e ulët se më sot dhe kur pensionet njihnin nivele më të ulëta. Ndërkohë duke folur për amnistinë fiskale, të parashikuar nga qeveria, në kuadrin e 20- vjetorit të rrëzimit të diktaturës komuniste, kryeministri u shpreh se ky është një vendim plotësisht i moralshëm, i argumentuar dhe i drejtë. Duke pohuar më tej se është pikërisht biznesi që në përputhje me reformat e saj, lufton varfërinë dhe siguron ecjen para të ekonomisë së vendit. E pikërisht për një arsye të tillë sipas tij, biznesi meriton të ketë edhe lehtësira nga ana e qeverisë. “Eshtë pikërisht biznesi, gjenerator i rritjes ekonomike, punësimit dhe është normale që ai edhe të falet. Prandaj u bëj thirrje atyre që përfshihen brenda amnistisë fiskale, që në përputhje me ligjin e saj, të përfitojnë nga detyrimet që amnistohen prej tij”, tha më pas Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -