Tiranë | Topi-Lajcak: zgjedhjet vendore të lira e demokratike

Tuesday, December 16, 2025

Më tej u nënvizua nevoja dhe rëndësia e gjetjes sa më të shpejtë të dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor në mënyrë që ato të jenë sa më demokratike, të drejta, korrekte, sipas standardeve dhe që rezultatet të pranohen nga të gjitha palët. I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm, Miroslav Lajçak u shpreh se zgjedhjet e 8 Majit duhet të përgatiten dhe zhvillohen sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore duke nënvizuar domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku e të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore të lira, të drejta e demokratike. Ai theksoi gjithashtu se respektimi i institucioneve të shtetit, i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është shprehje e demokracisë dhe e ekuilibrit, me një rëndësi të jashtëzakonshme për demokracinë aktuale dhe të ardhmen europiane të vendit dhe mbarë popullit shqiptar. Nga ana e tij Presidenti Topi theksoi rëndësinë e madhe të zgjedhjeve jo vetëm për të ripërtërirë përfaqësuesit e organeve drejtuese të pushtetit vendor, por edhe për të treguar aftësinë dhe pjekurinë e partive politike dhe të votuesve shqiptarë në realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe në përputhje me standardet e duhura demokratike. Në këtë takim u shpreh edhe domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve më 8 Maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -