Tiranë | PS proteston për manipulimet me listat zgjedhore

alt

Kryetarja e minibashkisë nr. 1 në kryeqytet Lindita Nikolli theksoi se PS-ja ka prova se po shkelet kodi zgjedhur duke regjistruar në Tiranë persona të cilët vijnë nga qytete të tjera. “Në shumë minibashki po bëhen regjistrime të personave që vijnë nga qytete të tjera me qëllimin për të vjedhur zgjedhjet dhe s`ka asnjë pengesë nga sistemi i gjendjes civile për të mos i lejuar ata” theksoi Nikolli. Ajo gjithashtu theksoi se PS-ja nuk do të lejojë që asnjë votues i sjellë me forcë me një kontratë fiktive në dorë të bëhet pjesë e manipulimeve për zgjedhjet. “Ne kemi shprehur që do të përdorim të gjitha mjetet për të ndalur manipulimet dhe po përgatiten nga juristët e PS-së dosjet për të bërë edhe kallëzim penal për këto shkelje” theksoi Nikolli.

Advertisement