Tiranë | Kryeministri Berisha shpreh gatishmërinë e vendit për të ndihmuar koalicionin ndërkombëtar

alt

“Këto operacione, në zbatim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare, janë plotësisht legale dhe legjitime dhe kanë si qëllim kryesor mbrojtjen nga sulmet e egra të regjimit të Gedafit të jetës së qytetarëve libian, lirive dhe të drejtave universale që ata meritojnë, mundësisë për të përcaktuar, me vullnetin e lirë, fatin e tyre. Këto veprime janë një kontribut historik për liritë, të drejtat, dinjitetin e kombit arab që u ngrit fuqishëm dhe në një hark kohor të shkurtër përmbysi në Tunizi dhe Egjipt, dy regjime që qëndruan dekada në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e popullit të tyre. Ne shqiptarët, në 20 vjetorin e shëmbjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysëm shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojnë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij”. Më tej, kryeministri në fjalën e tij thekson se Shqipëria mbetet e gatshme t`i ofroj lehtësitë e nevojshme koalicionit ndërkombëtar në misionin e tij shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen, stabilitetin në Mesdhe.

Advertisement