Tiranë | PD: Rama na ka shndërruar në qytetin me ndotje më të lartë në Evropë

alt

“Kreu i bllokmenëve të rinj sërish shprehu dëshpërimin e tij për goditjen e kontrabandës së naftës Virgin, të cilën qeveria e tij e shiti për 8 vite rresht, firmave me paratë e të cilave, paguan protestat por edhe mediat që vetë ai kontrollon”, akuzoi zëdhënësja e PD-së. Ajo e cilësoi tejet të paskrupullt dhe cinik dëshpërimin e Kryetarit të Partisë Socialiste për ruajtjen e shëndetit të shqiptarëve, duke nënvizuar se ai që ndoti Tiranën, vetë jeton në ajër të pastër. “Sot kreu i bllokmenëve të rinj që vetë banon në Pezë, larg ndotjes së tmerrshme që ka krijuar në Tiranë, derdhi lot krokodili për shëndetin e kryeqytetasve, pasi ka shndërruar këtë qytet sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit, në qytetin me ndotje më të lartë në Evropë, ndotje që po sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me sëmundjet e rënda që shkakton, ka shkurtuar jetën e banorëve të qytetit me rreth 2 vjet”, nënvizoi zonja Mustafaraj. Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 Majit, Mustafaraj tha se “PD, deklaron se 8 Maji është dita për t’i dhënë përgjigjen e merituar zotit Rama, njeriut që ngriti me lejet e ndërtimit në Tiranë, monumentin më grotesk të korrupsionit, dhe shpalli kryeqytetin shqiptar si qytetin me ndotjen më të lartë në Evropë”.

Advertisement