Kosovë | Pacolli falenderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e dhënë

alt

Kjo deklaratë ka ardhur pas takimit të mbajtur me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, i cili të Enjten i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Kosovës. Pacolli tha se përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka munguar asnjëherë dhe populli i Kosovës është me fat që ka një mik të tillë dhe këtë përkrahje nuk do ta harrojë kurrë. Nga ana e tij, ambasadori Cliff tha se ai do të angazhohet për përforcimin edhe më tej të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.

Advertisement