Kosovë | Ministri Ceku u bën thirrje të rinjve serb të bashkohen me FSK

alt

Edhe pse konkursi për pranimin e kadetëve të rinj është publik, Çeku ka qëndruar në Graçanicë, ku i ka inkurajuar të rinjtë e komunitetit serb që t`i bashkohen FSK-së. Gjatë një kohe të gjatë ai ka biseduar me disa të rinj serb të interesuar për FSK. Çeku u bëri thirrje pjesëtarëve të këtij komuniteti që të jenë pjesë e ndërtimit të së ardhmes së përbashkët dhe një realiteti të ri për Kosovën. Gjithashtu Çeku është pritur nga kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç.

Advertisement