Tiranë | PS proteston sot në Gërdec në kujtim të tre vjetorit të tragjedisë

alt

Opozita pritet që të nisë protestën e saj në orën 17:00 në Gërdec ku do të mblidhen protestues nga qytete të ndryshme të vendit. Aty do të vendosen lule në nderim të viktimave dhe më pas do të ketë edhe disa fjalime ku pritet që kreu i opozitës Edi Rama të mbajë edhe fjalimin e tij për të kërkuar drejtësi. Sipas PS-së shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut.

Advertisement