Kosovë | Thaci: integriteti territorial është i paprekshëm

alt

Para nisjes në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, Thaçi ka hedhur poshtë idetë që në dialogun Kosovë-Serbi të flitet për ndonjë status special për veriun. “Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i njohur ndërkombëtarisht. Për rregullimin tonë të brendshëm vendosim ne, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Thaçi. Ai ka shprehur besimin se në takimet që do ketë me liderë të ndryshëm botërorë, që marrin pjesë në samitin në Turqi, do të shtohen gjasat për njohje të reja.

Advertisement