Fushë-Krujë | Meta i sigurtë për fitoren më 8 Maj: do të përqëndrohemi tek problemet e qytetarëve

alt

Gjatë takimit me simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fushë-Krujë, në kuadër të turit që paraprin fushatën zgjedhore, Meta theksoi se “Përpjekja për të polarizuar në ekstrem situatën aktuale përmes nxitjes primitive të agesiviteteve politike që ju e keni parë në parlament dhe në 21 Janar, e që e shikoni në gjuhën e helmatisur tregon që nuk duan t`ia dinë për të zgjidhur, por që duan të kthejnë në një situatë të acartë zgjedhjet lokale, një proces elektoral që po bëhet për të përmirësuar qeverisjen vendore”, tha Meta. Meta e ilustroi këtë polarizim politik edhe me situatën që pasoi ngjarjet e 21 Janarit. Ai theksoi se “Zgjedhjet e 8 Majit janë të rëndësishme pasi ato nuk janë për politikanët, por për qytetarët, për çdo komunitet dhe në të gjithë vendin”. Kryetari i LSI-së nënvizoi fitoren e thellë që do të arrijë koalicioni qeveritar në këto zgjedhje. Ai e argumentoi fitoren me faktin se LSI ka si prioritet të qeverisjes së saj zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve, ende të pazgjidhura nga qeveritë aktuale vendore, probleme të tilla si ato të shëndetit, infrastrukturës, mjedisit, kanalizimeve, ujit të pijshëm, administrimit të mbetjeve si dhe shumë probleme sociale.

Advertisement