Korcë | Këshilli Bashkiak kërkon largimin e konsullit grek

alt

Për këtë qëllim ata kanë kërkuar edhe ndihmën e qeverisë, e cila duhet të ndikojë në largimin e diplomatit grek. Vendimi ka ardhur pasi të Martën sërish konsulli grek është shfaqur në Korçë. Ndërkohë që flitej prej kohësh për një shkarkim të tij nga ana e Ministrisë së Jashtme Greke. Anëtarët e Këshillit Bashkiak i kanë cilësuar deklaratat e diplomatit si të papërgjegjshme. Vijimi normal i punës së konsullit Ikonomus ka sjellë reagimin e Këshillit Bashkiak, të cilët kanë kërkuar largimin e tij. Disa ditë më parë, deputeti i PD-së, Gazmend Oketa, deklaroi në Kuvend se konsulli duhet të shpallet “non-grata” në Shqipëri. Konsulli grek Theodhoro Ikonomus, në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë lëshoi thirrje helene, ndërsa u kërkoi minoritarëve të mos i tremben procesit të regjistrimit të popullsisë.

Advertisement