Shqipëri | Shtyhet regjistrimi i popullsisë

Tuesday, December 16, 2025

Në deklarim e dhënë nga zëdhënësja e ministrit thuhej se në fillim të kësaj jave do të mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave i cili do të vendosë nëse procesi i regjistrimit do të kryhet gjatë muajit tetor ose nëntor. Ndërkaq ky regjistrim siç ishte lajmëruar duhet të niste në muajin Prill. Shtyrja e këtij procesi është argumentuar me faktin se, ky proces përkonte në një kohë kur pushteti vendor është i angazhuar me zgjedhjet lokale. Më tej sqarohet se bëhet fjalë vetëm për shtyrje të fillimit të regjistrimit dhe jo përjashtimin e deklarimit të kombësisë dhe fesë. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është bërë objekt debati ditët e fundit, sidomos pas deklaratave te konsullit grek në Korçë ku u bënte thirrje qytetarëve të regjistrohen si grekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -