Deputeti i PD-së ka theksuar se një muaj pas grushtit të dështuar të shtetit, asnjë nga organizatorët e dhunës së armatosur nuk është dërguar për çështje penale. “Prokuroria me qëndrim dhe implikim politik. Ka kaluar mbi një muaj që nga grushti i shtetit. Asnjë organizator nuk u thirr në hetime. Organizatorët e grushtit të shtetit do të thirren në hetime. Organizatorët e grushtit të shtetit do të ndëshkohen”. Ndërkaq, Alibeaj e cilëson qëndrimin e Kryeprokurores si akt të papërgjegjshëm kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.


