Nga 67 deputetë, 62 vota kanë qënë pro, 4 kundër dhe një e pa vlefshme. Ndërkaq, Pacolli, pas marrjes së postit, u betua përpara Kuvendit duke deklaruar se do të mbrojë pavarësinë dhe integritetin territoral të Kosovës, lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve, ligjeve dhe ruajtjes së paqes. “Jam krenar që jam njëri nga ju. Gajtë rrugëtimit, shpeshherë jam rrëzuar për tu ngritur edhe më i fortë. Këto suksese i kam realizuar me punë. Këto sfida dhe suksese në perëndim duhet të plotësoheshin me arritjet e vendit tim” tha Pacolli. Ai garantoi se do të punojë që Kosova të zhvillojë gjithmonë zgjedhje të lira e të ndershme. Duke folur për bisedimet teknike me Serbinë, Pacolli theksoi se ato janë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës së Kosovës, të cilët e bojkotuan seancën e jashtëzakonshme që në pikënisje të saj. Pacolli mori vetëm një votë më shumë nga numri i kërkuar për këtë raund, që është 61 vota.
Kosovë | Pacolli zgjidhet President i vendit
Monday, December 15, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


