Tiranë | PS publikon itinerarin e demonstratës

Wednesday, December 17, 2025

Partia Socialiste ka bërë të ditur se ndryshe nga dy herët e shkuara në këtë demostratë do të vendoset podium dhe do të ketë fjalime të drejtuesve socialiste dhe të përfaqësuesve të opozitës së bashkuar. Organizatorët kanë paralajmëruar këtë demostratë si nisjen e një vale të re përmes së cilave kërkesa e vetme ndaj kryeministrit Sali Berisha do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët që do të mbështesin këtë demostratë do të mblidhen nga të gjithë qytetet e vendit dhe nga pika të caktuara në kryeqytet do të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në protestë do të ketë 8 fjalime nga qytetarë të thjeshtë dhe familjarë të viktimave të 21 Janarit ndërsa kryesocialisti Rama do të mbajë një fjalim në fund të demonstratës. Grumbullimi i demonstruesve do të nisë në orën 15:30 në katër pika qëndrore që janë: “Zogu i Zi”, për të marshuar më pas në rrugën ” Mine Peza”, stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin ” Zogu I”, para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit dhe pranë 21 Dhjetorit, për të marshuar më pas drejt rrugës së Kavajës. Këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit”. Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse. Fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -