Në këtë mënyrë i hapet rruga hetimit të tij nga Prokuroria për videon Meta-Prifti, ku ish zëvendëskryeministri akuzohet për korrupsion aktiv. Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, ka theksuar se është i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria dhe se ka hequr dorë prej një muaji nga imuniteti. “Ka më shumë se një muaj që e kërkoj Prokurorinë dhe bashkëpunimin me të, për të hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj meje. Jo thjesht për të treguar pafajësinë time, por për të treguar se kush janë frymëzuesit e vërtetë të dhunës. Ajo video ishte një montazh që kishte si qëllim të justifikonte dhunën në ndodhi më 21 Janar”, tha Meta. “Do i shkoj në fund kësaj çështjeje, pasi nga kjo video nisi gjakderdhja e 21 Janarit”, theksoi ai.
Tiranë | Kuvendi i heq imunitetin deputetit Meta
Monday, December 15, 2025
RELATED ARTICLES


