Kosovë | OKB do të bashkëpunojë me OSBE për luftën kundër terrorizmit

Tuesday, December 16, 2025

OSBE-ja, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se do të shtojë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara në Afganistan, Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit. “Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin e ngushtë që kemi me OKB-në në mbajtjen e paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë”, tha ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së OSBE-së. Gjithashtu, ai e ka theksuar Kosovën si “shembull për një kohë të gjatë” të bashkëpunimit OKB-OSBE, prej vitit 1999, kur forcat e NATO-s i dëbuan forcat e sigurisë së Serbisë, të akuzuara për mizori kundër shqiptarëve të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -