Sipas Bashës deri dje në mesnatë kanë përfituar nga lëvizja e lirë 120 mijë e 922 shqiptarë ndërsa 35 mijë e 580 shqiptarë janë rikthyer sërish në Shqipëri. “Nga monitorimi i përditshëm dhe analiza e të dhënave rezulton që procesi ka pasur një ecuri normale. Nëse shohim edhe shifrat e refuzimit për shqiptarët kjo ka mbetur në shifrën 2 përqind pra 700 qytetarë. Ndërsa 3154 qytetarë figurojnë aktualisht në listën e zezë të Shengenit pasi kanë shkelur rregullat” theksoi Basha. Gjithashtu sipas ministri Basha një shifër mjaft e rëndësishme për procesin e heqjes së vizave është edhe kërkesa për azil të shqiptarëve në hapësirën Shengen e cila sipas tij është zero. Gjithashtu ministri Basha i bëri thirrje qytetarëve të mos shkelin afatet e caktuara për të qëndruar në hapësirën Shengen pasi do të penalizohen.


