Kosove – Rriten te ardhurat doganore

Edhe pse te ardhurat doganore ne veri te Kosoves kane shenuar rritje, kontrabanda atje nuk eshte bllokuar perfundimisht. Doganat e Kosoves kane patur nje rritje prej 50 perqindesh ne vjeljen e te ardhurave per muajin shkurt ne veriun e vendit, krahasuar me te njejten periudhe vitin e kaluar. Kjo rritje i atribuohet pranise se doganiereve te EULEX-it, qe tashme po patrullojne ne pikat doganore 1 dhe 31. Zedhenesi i Doganave te Kosoves, Adriatik Stavileci, deklaroi se eshte shenuar renie e mallrave kontrabande nga Serbia ne Kosove.
Advertisement