Në një prononcim për mediat ministri i drejtësisë Nishani ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zvarritjen e çështjes gjyqësore të Gërdecit ndërsa theksoi se i është dërguar një kërkesë KLD-së për të bashkëpunuar në lidhje me inspektimet për këtë çështje. Sipas tij është kërkuar edhe ndihma e misionit të BE-së në Shqipëri EURALIUS për të verifikuar zbatueshmërinë e profesionit të avokatit pasi mbetet shqetësuese zvarritja e këtij procesi gjyqësor. Ai gjithashtu ka theksuar se janë kërkuar shpjegime edhe nga Dhoma e Avokatisë për tejzgjatjen e procesit gjyqësor por që nuk është marrë ende një përgjigje nga kjo e fundit.


