Në një konferencë për shtyp kryetari i PS-së Edi Rama duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në demonstratë theksoi se opozita do të protestojë paqësisht por e vendosur për të kundërshtuar fort qeverinë e vrastarëve. “Ne nuk i bëjmë demonstrata për veten por për shqiptarët. Ne do të dalim në 18 Shkurt për të kërkuar liri, zgjedhje të lira, transparencë, paqësisht por vendosshmërisht” theksoi Rama. Rama gjithashtu theksoi se opozita do të dalë në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe luftë ndaj korrupsionit. “Do të dalim në demonstratën e 18 Shkurtit për votat që vidhen, për pasuritë kombëtare që plaçkiten në mënyrë të jashtëligjshme. Për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë, për të varfit për të papunët, për çdo kënd që nuk përballet dot më me rritjen e frikshme të çmimeve, ne do të dalim në demonstratë më 18 Shkurt, paqësisht por vendosshmërisht” theksoi më tej Rama.


