Tensioni ka nisur pas fjalës të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ku deputetët socialistë janë ngritur në shenjë proteste nga vendet e tyre dhe janë rreshtuar përpara foltores së Kuvendit. Më vonë deputeti i PD-së Paloka ka nisur të flasë po i është kërkuar nga deputeti Stërkaj të mos flasë deri kur të qetësohet situata e krijuar në sallë. Mësohet gjithashtu se deputeti i PS-së Stërkaj i ka tërhequr mikrofonin Palokës duke mos e lejuar të flasë. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka.


