Tiranë | Ruci: fajtori i vetëm është Sali Berisha; Patozi: ju keni ardhur për të vijuar 21 Janarin

Thursday, December 18, 2025

 “Ty zoti kryeministër Sali Berisha, kam besuar se nuk do të bëje të njëjtat gabime, se nuk ishe ai i ’97-ës, që le pas shkatërrim, djegie e anarki. Ti mbron ekzekutorët e pushtetit tënd që të mbajnë ty në këmbë. Jeto ti që tani shfaqesh me fytyrën e vrasësit, ekzekutorit, sepse je vetëm ti fajtori për gjithçka që shkon mbrapsht në këtë vend”, u shpreh Ruçi. Më tej ai tha se, “Të dëgjova tek thoshe se protestuesit u vranë nga vetë protestuesit. Dil e thuaju shqiptarëve përse i vrave katër qytetarët e pafajshëm, kur kërcënimi ndaj godinës ishte zero”. Më tej ai vijoi duke shtuar: “Kur thua që i vrau Edi Rama ke pranuar se je ti dhe vetëm ti që ke dhënë urdhrin për të qëlluar, se je ti dhe vetëm ti fajtor”. Ai e sulmoi kreun e ekzekutivit duke thënë se po pengon drejtësinë: “Drejtësia ka kërkuar për të bërë drejtësi, kush je ti që pengon shtetin, ligjin, kush je ti që pengon drejtësinë të veprojë, vetëm një diktator, mund të bëjë këtë që bën ti, vetëm një fashist mund të pranojë ti bëjë të gjitha edhe opozitën edhe Kryeministrin. Ti nuk je burrë shteti, por je vetëm një burrec që ekzekutove shqiptarë e të pafajshëm. Të kam dëgjuar të flasësh për grusht shteti të organizuar nga unë, Rama e të tjerë. Të kam dëgjuar se thoje për çadra-pistoletë, për thika me helm e kamiona plot me kallashnikov. Grusht shteti brenda shtetit, është ai që bën ti brenda shtetit, për të penguar drejtësinë.” Mbas akuzave të vazhdueshme nga ana e Gramoz Ruçit, një reagim i menjëhershëm erdhi edhe nga kryetari kuvendor i demokratëve, Astrit Patozi. Ai tha se shpresuam për reflektim nga ana e socialistëve por e shikojmë që qenka ende herët. “Ju vini në parlament port të vijuar 21 Janarin”, u shpreh ai. Më tej Patozi shtoi se, “Dje dëgjova njërin nga autorët e 21 Janarit, Skënder Gjinushi, ai nuk është socialist megjithëse merr vendime në emër të socialistëve, madje shprehet se grushti i shtetit nuk është krim” Kreu parlamentar i demokratëve tha se, ‘Ju keni ardhur në seancë për të gjuajtur me gurë, njësoj si ata para Kryeministrisë, sepse keni marrë porosi që të veproni kështu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -